×
  • Sport
  • Sport

    I mallkuar: Neymar ende pa debutuar për Al-Hilal, dëmtohet përsëri në stërvitje

    Insajderi
    07 September 2023 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Që nga ardhja e tij në Arabinë Saudite, Neymar nuk ka luajtur ende asnjë minutë me Al-Hilal. Braziliani është zyrtarisht i dëmtuar, por gjithsesi i është përgjigjur thirrjes së kombëtares së tij në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2026.

    Por, siç raporton “Globoesporte”, seanca e fundit stërvitore e ish-numrit 10 të PSG nuk ka shkuar sipas planit.

    Në fakt, pas një goditjeje, braziliani u rrëzua përtokë nga krahu i djathtë, i cili tashmë ishte fashuar qysh para mbërritjes në kombëtare. Neymar ndaloi menjëherë, duke u ankuar për dhimbje të forta dhe u asistua nga stafi mjekësor, të cilët e ekzaminuan dhe i fashuan përsëri krahun.

    Duhet pritur për të kuptuar nëse “O’ Ney” do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme të pesë herë kampionëve të botës kundër Bolivisë, të shtunën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark