Alberto Nonino, atlet nga Friuli (Itali), ishte protagonist i një momenti të sikletshëm gjatë garës së 400 metrave të dekatlonit në Kampionatin Botëror të Atketikës U-20, në Cali të kolumbisë.
Pas pas nisjes së garës, 18-vjeçari ka kuptuar që diçka nuk shkonte poshtë të pantallonave të shkurtra. Gjatë vrapimit, penisi i dilte jashtë, duke u detyruar që ta fuste brenda me dorë.
Ndoshta atleti nuk i kishte mbathjet e kontrollit, që zakonisht përdoren për të shmangur këto shqetësime.
Të riut iu desh të fuste duart te pantallonat e shkurtra disa herë për të mos përkeqësuar situatën. Një skenë që u përsërit edhe 5 herë të tjera dhe që penalizoi atletin italian, i cili e kaloi i fundit vijën e finishit.