Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, është duke mbajtur fjalimin e tij ditor përmes të cilit përditëson lidhur me të dhënat e fundit në konfliktin me Iranin.
Ndër të tjera, Trump ka konfirmuar vdekjen e liderit suprem të Iranit, Ali Khameneit. Këtij të fundit, i pari i SHBA’ve i jep vlerësime të ndryshme, si “i mjerë” e “i ndyrë”, shkruan Insajderi.
“Ky njeri i mjerë dhe i ndyrë kishte gjakun e mijëra amerikanëve në duart e tij dhe ishte përgjegjës për masakrën e mijëra njerëzve të pafajshëm në shumë vende”, deklaroi Trump.
Trump pos tjerash i ka bërë thirrje popullit iranian që të rrëzojnë regjimin islamik të Iranit. /Insajderi.org/
🇺🇸 US President Trump says Iran's former Supreme Leader Ayatollah Khamenei "is dead."
— Visegrád 24 (@visegrad24) March 2, 2026
"This wretched and vile man had the blood of thousands of Americans on his hands and was responsible for the slaughter of countless thousands of innocent people all across many countries." pic.twitter.com/CWySjrn5tW