I ndërroi shtatë, pse po i shkarkon sekretarët ministrja Hajdari? Kështu përgjigjet ajo në Kuvend – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    I ndërroi shtatë, pse po i shkarkon sekretarët ministrja Hajdari? Kështu përgjigjet ajo në Kuvend

    Insajderi
    25 May 2023 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi para pak ditësh ka raportuar ekskluzivisht për emërimin e Daut Latifajt në pozitën e zëvendësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm në MINT. Latifaj ishte i shtati që erdhi në këtë pozitë, që prej se erdhi në pushtet. Në seancën ku po mbahet për ministren Hajdari në Kuvendin e Kosovës, kjo e fundit dha versionin e saj për ndërrimin e shpeshtë të sekretarëve.

    Ministrja Hajdari e ka quajtur veten të përgjegjshme dhe ka thënë se kur dikush bën gabim, duhet të ndërrohet, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Zyrtarë të MINT-it, unë jam ministre e përgjegjshme që kur bëhet një gabim ose nuk ka mundësi të menaxhojë duhet të ndërrohet. Ka thjesht menaxhim dhe efektivitet të MINT-it. Kur ndodh një gabim, pa faj ose me faj duhet të jetë adresa për t’u adresu sipas ligjit në fuqi. Më vjen mirë që këta sekretarë janë kolegë të mi. I marr edhe në udhëtime zyrtare. Nëse nuk janë efektiv për menaxhim duhet të largohen ose zëvendësohen. S’kam asgjë personale me ta”, ka deklaruar më tej ajo.

    Gazeta Insajderi ka raportuar të hënën për emërimin e Latifajt në pozitën e zëvendësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm.

    Ky emërim ka rënë në kundërshtim me Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura. Kjo, pasi që pozita e Sekretarit të Përgjithshëm parashihet të zëvendësohet nga drejtori i njërit nga departamenteve, teksa Latifaj deri në momentin e emërimit ka qenë zyrtar i lartë në Departamentin për Investime Strategjike.

    Ligji në fjalë thotë: “Sekretari i Përgjithshëm, në rast mungese, zëvendësohet nga drejtori i një prej departamenteve të ministrisë, i caktuar me shkrim nga vetë Sekretari. Në rast pamundësie shëndetësore, drejtori i departamentit që zëvendëson Sekretarin e Përgjithshëm caktohet me shkrim nga ministri”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark