×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Rozeta Hajdari e deklaron biznesin që vjet e kishte mbajtur sekret për të cilin ishte dënuar pas zbulimit të Gazeta Insajderi

    Insajderi
    25 May 2023 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rozeta Hajdari e ka deklaruar sivjet me kohë pasurinë e saj, përfshi edhe biznesin që vjet e kishte mbajtur sekret për të cilin ishte dënuar pas shkrimit ekskluziv të Gazeta Insajderi.

    Gazeta Insajderi kishte zbuluar në marsin e vitit të kaluar se Rozeta Hajdari, ministrja e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë, s’e kishte deklaruar biznesin e saj në Agjencinë Kundër Korrupsion.

    Hajdari në formularin e zbardhjes së pasurisë, nuk kishte treguar se është pronare e “R&V Consulting”, biznes ky që ishte aktiv në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.

    Ministrja këtë biznes e ka hapur qysh në dhjetor të vitit 2008, i cili për aktivitet primar e ka këshillimin e bizneseve për menaxhim, shkruan Gazeta Insajderi.

    Menjëherë pas shkrimit të Gazetës Insajderi, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit kishte ngritur kallëzim penal kundër ministres së Industrisë.

    Muaj më pas, në tetor të viti 2022 ishte ngritur aktakuzë kundër Hajdarit, dhe në dhjetor nga Gjykata Themelore në Prishtinës ajo ishte dënuar për mosdeklarim të pasurisë.

    Por, duket se këtë vit – Hajdari ka marrë mësim – e ka delaruar me kohë pasurinë, por edhe biznesin e saj që ende e ka aktiv në ARBK, shkruan Gazeta Insajderi

    Ministrja në formularin e pasurisë ka deklaruar se ka edhe një banesë e cila i kushton rreth 56 mijë euro, dhe një veturë e cila e ka vlerën e rreth 3 mijë eurove.

    Deklarimi i plotë i Rozeta Hajdarit:

    Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar në seancën e sotme të Kuvendit një rezolutë për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala e mori fjalën i pari, duke thënë se menaxhimi i këtij dikasteri nga ministrja Rozeta Hajdari “ka shënuar dështim dhe skandale të vazhdueshme gjatë këtij mandati qeverisës”.

    Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Shala ka theksuar se nëse Qeveria nuk reagon për situatën në këtë ministri, nënkupton se dikush i fuqishëm qëndron prapa keqpërdorimeve.

    “Do t’i radhis disa nga shkeljet e kësaj ministre. Projekti i Bankës Botërore në vlerë prej 15 milionë euro i keqmenaxhuar juridikisht dhe operacionalisht. Skandali i radhës është skandali i Dubait për artefaktet. Emërimi dhe shkarkimi i 7 sekretarëve permanent. Angazhimi i ekspertëve me pagesë 1000 euro ditën. Nënshkrimi i jashtëligjshëm i kontratës për investitorin strategjik. Zhvlerësimi i rregullores për investime strategjike. Asnjë rezultat në këtë sektor. Keqmenaxhimi i rezervave shtetërore. Keqmenaxhimi i vajit ushqimor. Rreth 200 mijë litra vaj të kontraktuara nuk janë ardhur në Kosovë ende për rezervë shtetërore”.

    “Ngritja e aktakuzës nga Prokuroria për mosdeklarim të pasurisë është shkelja e radhës. 500 mijë kopje të gazetës franceze. Rritja e importit si asnjëherë më parë nga Serbia. Nuk është vetëm çështje opozitare, është ekonomike është çështje sociale. Çka duhet të ndodhë tutje që kjo Qeveri të marrë masa. Aferat e tilla të cilat po heshten na kanë sjellë deri te një inflacion e import kaq i madh. Ju kërkoj që të debatojmë hapur dhe të nxjerrim bashkë një rezolutë që na nxjerr nga kjo situatë. Nëse pas sotit kryeministri Kurti dhe mazhoranca nuk reagon atëherë dikush i fortë po qëndron prapa këtyre keqpërdorimeve milionëshe”, ka thënë Shala, shkruan Gazeta Insajderi.

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark