×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    I ndihmoi të kërkuarit nga Interpoli të marrë dokumente të Kosovës, Gjykata merr vendim për zyrtarin e ARC-së

    Insajderi
    20 July 2023 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtarit të ARC-së, që ndihmoi një shtetas të Shqipërisë të pajiset me letërnjoftim dhe pasaportë të Kosovës, pasi I njëjti ishte i kërkuar nga Interpoli.

    Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj M.D nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

    “Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.B, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar, nga neni 414 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Falsifikim i dokumentit zyrtar, nga neni 427, paragrafi 1 dhe 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.B dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në komunikatë.

    Në njoftimin e djeshëm të Prokurorisë thuhej se i dyshuari “më 15.10.2021, në Prishtinë, respektivisht në zyrat e Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), në cilësinë e zyrtarit administrativ pranë kësaj Agjencie, përgjegjës për aplikim dhe shpërndarjen e dokumenteve personale (letërnjoftim, patentë shoferë dhe pasaportë), me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo për tjetrin, me dashje dhe dijeni, i ka keqpërdorur autorizimet e tija ligjore, duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin për dokumentet personale, në atë mënyrë që, personit me inicialet M.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për vepra penale të narkotikëve, i sjellë dobi të kundërligjshme duke i ndihmuar që ta kompletojë, pranojë dhe vërtetojë dokumentacionin personal në emër dhe me të dhënat e të dëmtuarit A.N., kështu duke i mundësuar personit M.D., që të nxjerrë letërnjoftimin dhe pasaportën e Republikës së Kosovës me të dhënat e të dëmtuarit A.N.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark