Dani Alves është bërë viral në rrjetin social “Twitter” pas publikimit të një video me disa tifozë, të cilët i kërkonin fotografi. Mirëpo, Alves vërejti një detaj tejet interesant, duke iu bërë me dije tifozëve se ka kuptuar se po e shikonin të dashurën e tij, shkruan Insporti.com.
Tifozët më të zjarrtë të skuadrës e kanë mirëpritur Alves, edhe pse së fundmi futbollisti është hasur me një situatë të vështirë, megjithatë e ka kaluar me humor.
Teksa ai po largohej nga ambientet e Camp Nou, Alves është ndalur nga tifozët ndërsa një prej tyre ka “guxuar” edhe t’i “ngacmojë” gruan e tij modele, Joana Sanz.
Megjithatë, Alves e ka kaluar me humor këtë pjesë, edhe pse ia ka bërë të ditur tifozit se e kuptoi situatën dhe e pa se çfarë ndodhi.
Braziliani edhe pse në moshën 38-vjeçare sërish ka treguar kualitet dhe së fundmi në ndeshjen e kampionatit ndaj Atletico Madrid realizoi një gol dhe një asist. /Insporti.com/