×
  • Sport
  • Sport

    ‘I padëshiruar në Lazio, vendimtar në Mallorca’: ‘Remuntada’ e Vedat Muriqit – nga zero në hero

    Insajderi
    01 January 2023 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    ‘Remuntada’ e Vedat Muriqit kështu mund ta përshkruajmë ecurinë e sulmuesit të kombëtares së Kosovës në vitin 2022. Nga një ‘i harruar’ në Lazio arriti të bëhet një nga personat më të dashur në qytetin e njohur për plazhet më të bukura në Europë, Mallorca.

    ‘Oh, Majorkë, ta hangsha loçkën’ thoshte sulmuesi prizrenas gjatë grumbullimit të ‘Dardanëve’ për ndeshjet e Ligës së Kombeve në shtator.

    Më 20 shtator moti ishte i ftohtë në Prishtinë dhe kjo kishte qenë arsyeja pse Muriqi kishte thënë ashtu, mirëpo nuk dëshiron shumë mend se gjiganti kosovar megjithatë është dashuruar me klubin spanjoll.

    Fillimisht, Muriqi u largua nga Lazio në janar në formë të huazimit, mirëpo ajo çfarë tregoi për pesë muaj në La Liga bëri që Mallorca të mendoi seriozisht transferimin permanent të tij.

    Pesë gola, tre asistime në 16 ndeshje në fund rezultuan të ishin vendimtare për t’i siguruar skuadrës së udhëhequr nga Javier Aguirre që të paktën edhe për një sezon të luajë në ‘Camp Nou’ dhe ‘Santiago Bernabeu’.

    Meqë ra fjala te ‘Santiago Bernabeu’ Muriqi gjatë këtij edicioni e ka tundur portën e ‘Los Blancos’ duke arritur të bëhet kosovari i parë që shënon në këtë stadium.

    Por, kjo ëndërr me shumë mundësi për secilin futbollist në mbarë botën kishte mundur edhe mos t’i realizohet prizrenasit.

    Kjo për shkakun se gjatë verës atëherë kur e gjithë vëmendja është te tregu i transferimeve Muriqi ishte shumë, shumë pranë kalimit te Club Brugge në Belgjikë.

    Aq afër sa zyrtarizimi ishte çështje kohe pasi që prizrenasi i kishte përfunduar edhe testet mjekësore. Këtu lindi drama.

    Klubi belg tentoi ta ulë çmimin e Vedat Muriqit, siç u raportua duke aluduar në arsye mjekësore. Në anën tjetër, 28-vjeçari nuk kishte pasur shumë kohë që kishte luajtur për Kosovën si dhe për gjashtë muaj kishte qenë në formë optimale te Mallorca.

    Ndodhi ajo çfarë ndodhi dhe u transferua aty ku për herë të parë një ‘Pirat’ u prit shumë mirë.

    Rreth tetë milionë euro të shpenzuara për një klub si Mallorca mund të jenë edhe një shumë e lartë, por kur marrim parasysh çfarë ka sjellë në organikën e saj kjo automatikisht harrohet.

    Drejtuesit e ‘Los Piratas’ sikur ta dinin se Muriqi do të shkëlqente këtë edicion në La Liga dhe ndër të tjerash në kontratë vunë edhe një klauzolë largimi, besohet të jetë rreth 40 milionë euro.

    Pra, klubet e interesuara për të si Real Madrid, Atletico Madrid, Sevilla, Villareal, Everton, Aston Villa dhe Brighton duhet të paguajnë shumën e lartcekur nëse dëshirojnë që të rrisin efikasitetin në repartin e sulmit.

    Ky shkrim për mëngjarashin kosovar nuk do të kishte aspak kuptim nëse nuk do ta theksojmë se momentalisht renditet i dyti në listën e golashënuesve më të mirë në kampionatin spanjoll.

    Emra yjesh si Karim Benzema, Vinicius Junior, Alvaro Morata, Antoine Griezmann, Ousmane Dembele, Edinson Cavani e shumë të tjerë janë duke i pasur zili futbollistit që nga fushat e ‘dërmuara’ të Kosovës është bërë ‘ambasadori’ më i mirë i Kosovës në Spanjë.

    Gazeta Metro nuk ka qëndruar ‘duarthatë’ gjatë gjithë kësaj kohe dhe para pak muajsh kishte kontaktuar me një gazetar spanjoll për të na treguar se si po kalon Vedat Muriqi në Gadishullin Iberik. Ajo çfarë ka thënë David Timon është mbresëlënëse. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark