×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “I pafytyrë, mashtrues, cili është misioni i tij në jetën politike”, Berisha kritikon ashpër Kurtin

    Insajderi
    17 March 2023 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari i partisë politike NISMA, Zafir Berisha në llogarinë e tij në Facebook ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti në lidhje me qasjen e tij në dialogun me Serbinë.

    Sipas Berishës, Kurti është mashtrues dhe i pafytyrë.

    “Çka pritet nga një i pafytyrë dhe mashtrues në takimin e Ohrit me Vuçiqin? Reparacionet e luftës, fati i të pagjeturve nga lufta, kërkim falje për gjenocidin që Serbia ka bërë gjatë luftës në Kosovë, kthimin e arkivave nga Serbia të vjedhura gjatë luftës etj, janë kërkesa dhe preokupime që nuk i përmban marrëveshja me Serbinë të cilën Albini e ka pranuar!”, ka shkruar Berisha.

    Madje ai nuk ka ngurruar që Kurtin ta quaj edhe hipokrit e gënjeshtarë.

    “Mos të harrojmë se këto kërkesa ishin disa nga kauzat mbi të cilat Albini ngriti karrierën e tij politike. Nëse ky hipokrit ka rrejt gjatë gjithë kohës deri sa erdh në pushtet, atëherë me të drejtë shtrohet pytja: cili është qëllimi dhe misioni i tij në jetën politike dhe institucionale të Kosovës?”, ka deklaruar Berisha.

    Vlenë të cekët gjithashtu se në postimin e ish-deputetit dhe ish-zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës, nuk kanë munguar gabimet drejtshkrimore./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark