×
  • Sport
  • Sport

    I pandalshëm sulmuesi suedez – shikoni asisitimin e “çmendur” të Isak në ndeshjen e djeshme ndaj Everton

    Insajderi
    28 April 2023 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Skuadra e Newcastle United ka shënuar një tjetër fitore të thellë në Premier League, pasi në javën e 33-të mposhti 1 me 4 kundërshtarët nga Evertoni.

    Ekipi i Eddie Howe shënoi golin e epërsisë qysh në pjesën e parë, me anë të sulmuesit anglez, Wilson në minutën e 28’të.

    Në pjesën e dytë, ekipi mysafir realizoi edhe tri gola tjerë. Ishte Joelinton që shënoi sefte për 0 me 2, kurse Wilson me një super gol nga distanca për 0 me 3.

    Ekipi “The Toffes” shënoi golin e nderit me anë të McNeil në minutën e 80’të.

    Dhe vetëm pas disa sekondave, sulmuesi suedez – Isak, dribloi rreth katër lojtarë të Newcastle dhe asistoi më pas për te Murphy, ky i fundit shënoi golin e fundit në këtë takim për rezultatin 1 me 4.

    Me këtë fitore, Newcastle United shkon në kuotën e 62 pikëve në vendin e tretë dhe po shkon sigurt drejt një vendi në UEFA Champions League.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark