×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim”, Peci te zyrat e AAK-së

    Insajderi
    15 March 2024 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci njoftoj se kanë kthyer 600 metra katrorë të një objekti në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë në pronësi të kësaj ministrie.

    Ai ka shkruar në “Facebook” se së shpejti do t’i fillojnë renovimet në këtë objekt.

    “I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të titullarit; Ministrisë së Bujqësisë! Sot vizitova hapësirat e objektit të Ministrisë së Bujqësisë në Lagjen  Ulpiana në Prishtinë, ku kemi rikthyer mbi 600 metra katror në shërbim të institucionit. Së shpejti do të fillojmë me procesin e renovimit. Mbetem optimist se instancat e sistemit të drejtësisë do të marrin një vendim meritor që objekti i Ministrisë dhe hapësirat për rreth saj të jenë në shfrytëzim dhe shërbim për titullarin dhe njëherit të mundësohet zbatimi i vendimit tim si Ministër i marrë me datë 22.08.2023”, thuhet në njoftimin e tij.

    Në këtë objekt më parë ishin zyret e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark