×
  • Lajme
  • Lajme

    I sanksionuar nga ShBA-ja, Vulin merr pjesë në aktivitetin e ambasadës amerikane

    Insajderi
    17 September 2023 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mediat serbe raportojnë se Drejtori i Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin ka marrë pjesë në një takimi të organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Beograd.

    Fotografia e Vulin në aktivitetin e organizuar nga ambasada me rastin e përvjetorit të Operacionit Haliard është publikuar nga deputeti Gjorgje Miketiq.

    Kujtojmë se, Vulin është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

    Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit ka thënë se Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

    Sipas njoftimit të Thesarit, Vulin është përfshirë në krim të organizuar transatlantik, në operacionet joligjore narkotike dhe në keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark