×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “I shërben edhe njohjes së Kosovës”- ky është arsyetimi banal i Dukës për organizimin e Evropianit me Serbinë

    Insajderi
    27 May 2024 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur sot për aplikimin e Shqipërisë për organizmin e Evropianit 2027 për U-21 së bashku me Serbinë, duke theksuar se diçka e tillë ka për t’i shërbyer edhe Kosovës.

    “Organizimi i Europianit U-21 është diçka e madhe dhe shanset për të fituar të vetëm këtë organizimi për të thënë të drejtën ishin të vogla. Organizimi i Europianit U-21 është me interes për vendin, pasi e fusim Shqipërinë në hartën e vendeve që organizojnë më së mirë. Vetëm futbolli të japë mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi, kjo gjë i shërben edhe njohjes së Kosovës”, deklaroi Duka.

    Vendimi i Dukës ishte kritikuar ashpër nga të gjitha anët ku ka shqiptarë duke e pasur parasysh të kaluarën e hidhur të shqiptarëve me serbët dhe për qasjen aktuale të serbëve ndaj shqiptarëve, mbi të gjitha ndaj atyre të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark