×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “I shkaktoi mbi 20 plagë”- ngritet aktakuzë ndaj të akuzuarit për vrasjen e nënës së tij në Pejë

    Insajderi
    10 October 2023 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar për ngritje të aktakuzës ndaj Urim Hysenit, të akuzuarit për vrasjen e nënës së tij më 14 prill të këtij viti.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, i akuzuari në rrethana të përgjegjësisë se zvogëluar mendore në shkallë esenciale, i ka shkaktuar H.H., nënës së tij, mbi 20 plagë në pjesë të ndryshme të trupit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Sipas aktakuzë, i pandehuri U.H, me datë 14 prill të vitit 2023, në qytetin e Pejë, ka privuar nga jeta, nënën e tij, viktimën H.H., me dyshimin e bazuar mirë se ditën kritike në rrethana të përgjegjësisë se zvogëluar mendore në shkallë esenciale, viktimës i ka shkaktuar mbi 20 plagë në pjesë të ndryshme të trupit, duke e privuar të ndjerën nga jeta”, thuhet në njoftim.

    Ai po akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, teksa prokuroria në njoftim bën të ditur se ka kërkuar nga gjykata dënimin e tij.

    Urim Hysenin ishte me leje qëndrimi në Gjermani ku jetonte dhe mësohet se kishte blerë edhe biletë kthimi më datë 19 prill 2023, përpara aktit makabër. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark