Insajderi
Lajme

I shkoi në shtëpi për të punuar, para se të largohet i vodhi veglat e punës- Arrestohet i dyshuari

Insajderi
24 August 2024 - 12:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I shkoi në shtëpi për të punuar, para se të largohet i vodhi veglat e punës- Arrestohet i dyshuari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është arrestuar një person në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune nga shtëpia e një personi tjetër.

Policia ka bërë të ditur se gjërat e vjedhura, të gjetura në shtëpinë e të dyshuarit, i janë kthyer ankuesit.

“Më 23.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti është identifikuar si i dyshuar për vjedhje të disa veglave të punës nga shtëpia e ankuesit mashkull Kosovar. Gjërat e vjedhura, e të gjetura në shtëpinë e të dyshuarit, i janë kthyer ankuesit. I dyshuari pas verifikimit ka rezultuar si person i kërkuar dhe i njëjti i është dorëzuar njësisë së realizimit të urdhëresave”, thuhet në raportin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark