×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    I shkolluar në Harvard dhe i lavdëruar-Qerimi nuk guxon të marrë masa kundër skandalozit Bejta

    Insajderi
    06 April 2023 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Studentët e Universitetit të Prishtinës sot kanë protestuar para objektit të Rektoratit ku kanë kërkuar shkarkimin e profesorit, Bekim Bejta.

    Gazeta Insajderi javën e kaluar raportoi për kërcënimet dhe shantazhin që Bejta iu ka bërë disa studentëve.

    Rektori i UP-së, Qerim Qerimi në një prononcim për Insajderin nuk e sqaroi se çfarë hapa do të ndërmarrin ndaj profesorit në fjalë.

    Ai i iku pyetjes së gazetarës.

    “Dje e kemi publiku një qëndrim zyrtar në emër të Universitetit dhe ai është qëndrimi publik. Sipas standardeve. Varet se kujt i janë drejtu, nëse i janë drejtu Këshillit të Etikës ai është një trup i pavarur profesional dhe ato do të shqyrtohen nga Këshilli i Etikës. Një numër i ankesave kanë rezultu me vendime. Ankesat që kanë ardh në adres timen, për ato jemi në dijeni dhe ato do të shqyrtohen nga organet që kanë kompetenca”, ka deklaruar Qerimi.

    Kujtojmë, se Qerimi studimet post-doktorale i ka përfunduar në Universitetin e Harvard-it.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark