Insajderi
Lajme

I shpëtoi tentimit për vrasje, Shkëlqim Kastrati edhe i dyshuar- policia i gjejnë armë

Insajderi
18 June 2026 - 12:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I shpëtoi tentimit për vrasje, Shkëlqim Kastrati edhe i dyshuar- policia i gjejnë armë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrëmja e së martës për Shkëlqim Kastratin nuk përfundoi në mënyrë të qetë.

Në rrugën “Feriz Guri” në Prishtinë, pas një konflikti me të dyshuarin N.B., Kastrati ai mbeti i plagosur.

Megjithatë, Policia në Prishtinë ka njoftuar se Shkëlqim Kastrati përpos si viktimë, tashmë po cilësohet edhe si i dyshuar.

Në raportin policor thuhet se gjatë kontrollit të veturës së tij, është gjetur dhe është sekuestruar një pistoletë me 12 fishekë, ku me vendim të prokurorit, është hapur rasti “Armëmbajtje pa leje”.

Zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, bëri të ditur për Insajderin se deri më tani nuk ka pasur të arrestuar të tjerë dhe se i dyshuari është ende në arrati. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark