×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    I tha politikan i Kremlinit, Pacolli i kundërpërgjigjet Pecit: Qenka i mjerë, ka qenë disa herë në shtëpinë time

    Insajderi
    28 December 2022 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli i është përgjigjur, ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili ditë më parë, iu referua Pacollit si politikan i Kremlinit.

    Pacolli ka thënë se pikërisht Peci ka qenë disa herë në shtëpinë e tij dhe nuk e din nëse edhe atëherë Peci ka menduar se kreu i AKR-së, është politikan i Kremlinit.

    “Ai ka ardhur sigurisht për ndonjë interes që ka pas për mu. Nëse ai thotë se jam i Kremlinit, mjerisht ai qenka i mjerë ose gënjen dhe e din që është duke gënjyer. Unë s’jam i Kremlinit. Prej vitit 2004 e tutje, unë në Kosovë, kam dhuru mbi 40 milionë euro jo investu, por dhuru. Këto janë mundësi që kurrë s’mund t’i arrij, ai e din këtë. Hapësirat ku ulët në Kuvend është bërë prej donacionit tim, zyret e kryetarit e Kuvendit, ai nëse shkon të shefja e vet (presidentja) prap është donacion i mi edhe të ministrja e Jashtme”, ka thënë ndër të tjera Pacolli për IndeksOnline.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark