×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “I urtë e i dashur”, bashklufëtëtarë e ish-nxënës flasin për Jakup Krasniqin

    Insajderi
    03 April 2023 - 20:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkëluftëtarë e ish nxënës të Jakup Krasniqit, kanë rrëfyer momente të kaluara me të. Atë e kanë përshkruar si burrë të urtë e të dashur, derisa kanë thënë se gjatë gjithë jetës së tij ka punuar për çështjen e atdheut. Spekulime i kanë quajtur akuzat që Gjykata Speciale ia ka rënduar këtij të fundit dhe presin që i njëjti të kthehet sa më shpejtë faqebardhë. Përderisa Krasniqi po gjykohej për krime lufte, te shtëpia e tij në Negrovc të Drenasit nuk hyri e doli askush.

    Shokun e bashkëluftëtarin e tij e sheh veç përmes këtyre fotografive.

    E rrallë herë edhe në televizor, kur del para gjykatores.

    Sherif Krasniqi thotë se ndaj ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit e të tjerëve, u bënë shumë padrejtësi, duke u munduar që të njollosej vepra e tyre dhe e UÇK-së.

    Ai ka rrëfyer momentin kur u sulmua gryka e Llapushnikut.

    E një ish-nxënës i tij, Krasniqin e përshkruan si burrë të urtë e të dashur, derisa thotë se vazhdimisht u fliste për atdheun.

    Në ditën kur luftëtari i UÇK-së gjykohej për krime lufte, te shtëpia e tij në Negrovc të Drenasit nuk hyri e doli askush.

    Ndër të tjerash, Jakup Krasniqi ishte edhe njëri prej themeluesve të PDK-së, e po ashtu gjatë vitit 2011 ka qenë ushtrues detyre i Presidentit i Kosovës.

    Krasniqi po mbahet në paraburgim në Hagë, që nga nëntori i 2020-ës, deri sa të hënën filloi gjykimi ndaj tij dhe të tjerëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark