I vetmi që kishte shpëtuar deri më tani, forcat ruse sulmojnë edhe Kryqin e Kuq – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    I vetmi që kishte shpëtuar deri më tani, forcat ruse sulmojnë edhe Kryqin e Kuq

    Insajderi
    30 March 2022 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat ruse kanë sulmuar Kryqin e Kuq në Mariupol. Kështu ka bërë të ditur Avokatja e Popullit të Ukrainës, Lyudmyla Denisova, sipas The Guardian.

    “Ky është një tjetër krim lufte i ushtrisë ruse në përputhje me statutin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe një shkelje e rëndë e konventave të Gjenevës të vitit 1949. Deri më tani, të vetmit që sulmuan ndërtesat dhe automjetet e Kryqit të Kuq kanë qenë nazistët.

    I bëj thirrje komunitetit botëror që të dënojë veprimet barbare të vendit pushtues dhe të marrë masa për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme në territorin e Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur”.

    Qyteti-port i Mariupolit është i rrethuar nga forcat ruse dhe afër 160,000 civilë kanë mbetur të bllokuar, pa qasje në ujë të pijshëm, ushqim dhe furnizime të tjera thelbësore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark