Afrimi me Imolan nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Charles Leclerc, të cilit iu vodh një orë shumë e rrallë me vlerë rreth dy milionë euro, teksa po bënte një selfie në Viareggio.
Pilotit të Ferrarit, në këtë pikë, nuk i mbetet veçse të ngushëllohet me Tapirin e Artë, që iu dorëzua nga Valerio Staffelli në Imola, nga emisioni ‘Le Iene’ në Italia 1.
“Ata bënë vërtet një punë të mirë, të organizuar dhe të shpejtë. Përveç orës, ky sezon është vetëm pozitiv për momentin. Dhe shpresoj që në çmimin e ardhshëm të madh, këtu në Itali, të mund të ketë ende kënaqësi: po ecim shumë shpejt” – tha piloti nga Monaco i argëtuar, pavarësisht humbjes së orës-xhevahir me vlerë të jashtëzakonshme.
Leclerc, është lider i renditjes së Formula 1, në prag të fundjavës italiane, që do ta shohë atë duke garuar para tifozëve të Ferrarit.