Rreth orës 14:00 ka ndodhur një vrasje në periferi të Kaçanikut.
Gazeta Insajderi nga burime të sigurta, ka mësuar se personi i vrarë është 30 vjeçari, Hasan Berisha.
Po ashtu në media po raportohet se ai ishte biznismen.
Përveç viktimës, Berisha i plagosur ka mbetur edhe një person.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli.
“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit” , përball Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona te moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit. Nga informatat e para njeri për pasojë ka ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes e konfirmuar nga ekipet mjekësore, ndërsa tjetri është transportuar për ndihmë mjekësore në Ferizaj e më pas është transportuar për QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Ne vendin e ngjarjes janë ekipet e policisë”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit për Insajderin.