×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    I zbuloi lidhjen në ‘’Zemër Luana’’, Bojken Lako flet për herë të parë për Semin dhe të dashurën e re

    Insajderi
    19 December 2022 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    E ftuar në ‘’Zemër Luana’’ disa javë më parë, Semi Jaupaj e përfshirë në një nga lojërat e programit, konfirmoi lidhjen e re të Bojken Lakos, ish-të dashurit të saj.

    Ajo tha se ai po shijon lidhjen e re të dashurisë me një vajzë bjonde mjaft simpatike.

    I ftuar sot në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Bojkeni ka reaguar për herë të parë ndaj kësaj deklarate. Ai ka treguar se vazhdon të ruajë raporte të mira me Semin pasi e vlerëson si njeri.

    Nuk ka ndonjë ndjesi të veçantë. Unë kështu i kam pasur ndjesitë në jetë, i vlerësoj njerëzit për vlerat që kanë. Kjo është diçka që e ndjej. Po ashtu kam edhe mbështetje. Edhe partnerja ime është shumë open mind, e vlerëson, nuk bëhet pengesë“, është shprehur ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark