×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kjo është puna e parë që e bëri Arben Vitia si Ministër i Shëndetësisë

    Insajderi
    28 December 2022 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, morën sot pjesë në ceremoninë e përurimit të Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive dhe atë të Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim, në Komunën e Prishtinës.

    Në fjalën e tij, kryeministri tha se është nder i veçantë pjesëmarrja e tij në këtë përurim të këtyre dy objekteve ku tani, sportistët tanë do të kenë më në fund, një qendër që ofron shërbime mjekësore të asaj cilësie të lartë të cilën ata e meritojnë.

    Hapja e Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive sipas kryeministrit do na mundësojë, tani më shumë se kurrë, parandalimin e sëmundjeve dhe njëherit diagnostifikimin e sëmundjeve të sportistëve, përmes kontrolleve sistematike shëndetësore, thuhet në komunikatën për media.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark