×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Ia përmendi Dubain, Kejvina i kthehet keq komentuesit

    Insajderi
    15 June 2023 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Modelja dhe influencierja Kejvina Kthella që prej përjashtimit nga Big Brother VIP Albania nuk është duke e gjetur veten.

    Bukuroshja e godit konkurrentin tjetër Luiz Ejllin me shuplakë gjatë një prime dhe më vonë u detyrua që të përjashtohet nga gara nga producentët e emisionit.

    Kejvina kishte pasur sjellje të tepruara ndaj Luiz Ejllit dhe pas përjashtimit ajo u përballë me humbje të afër 100 ndjekësve në Instagram, por edhe një “kryqëzim” që ju bë nga këta fansa.

    Për rreth dy muaj ajo nuk ishte parë as duke postuar fotografi në këtë rrjet derisa më vonë ajo dërgoi një dron në mbështetje të Luizit.

    Pas daljes nga shtëpia dy konkurrentët filluan ta përcjellin njëri-tjetrin, e cila gjë nuk zgjati shumë pasi që tashmë Kejvina nuk e ka në listën e miqve të tij Luizin e as ai atë.

    Gjatë ditës së sotme disa fansa duke debatuar në një faqe të fansave të Kiara Ejllit .

    Fansi Dionis Rusi duke debatuar me luna_kordoba. Në një replikë Rusi i thotë Lunas: @luna_kordoba Me u nda @kiaratito prej @itsluizejlli mbaron kariera e saj, veç nese fillon te shitet me para si @kejvina ne dubai😂.

    Kurse Kejvina në replikën e saj i shkruan atij: @diorusi_ me mamin tend bashkë.

    Nuk është hera e parë që Kejvina replikën me fansa të Luizit derisa ajo vazhdimisht është në kërkim të kthimit të famës së saj ashtu siç e kishte pa hyrë në Big Brother.

    Ndërkohë gjatë ditës së sotme Kejvina ka postuar një set fotografish me një fustan të zi, kurse javë më parë ajo realizoi edhe një set me foto në Dubai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark