Insajderi
Insporti

“Ia shtinë lapsin para meje”, Vedat Muriqi për shokët e skuadrës te Mallorca: Më pyesnin se si e mposhtëm Suedinë

Insajderi
16 October 2025 - 09:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ia shtinë lapsin para meje”, Vedat Muriqi për shokët e skuadrës te Mallorca: Më pyesnin se si e mposhtëm Suedinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vedat Muriqi, sulmuesi kosovar ishte i ftuari i radhës në emisionin më të ri të FFK-së.

Muriqi foli rreth ndeshjeve të muajit tetor, ku Kosova mposhti Suedinë dhe barazoi me Slloveninë.

Ai thotë se të gjithë shokët e tij te Mallorca u befasuan. Madje filluan t’i bënin llogaritë e kualifikimit.

“Shokët e skuadrës në Mallorca nuk e kanë pritur një fitore të tillë të Kosovës ndaj Suedisë. Sidomos duke e ditur që Suedia ka skuadrën më të mirë në histori, me Isak-un, Gyokeres-in dhe Elanga-n. Më pyesnin pastaj se si është situata, a mundeni me u kualifiku. E hapinin telefonin dhe bënin llogaritë se a mundet Kosova të shkojë në Kupën e Botës. Para meje ia shtinin lapsin…”, u shpreh Vedat Muriqi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark