×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ia vjedhi mbi 1 mijë euro një vajzë, arrestohet një person në Prizren

    Insajderi
    07 March 2024 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person si i dyshuar për vjedhje në Prizren.

    Me datën 03.03.2024, në ora 19:24, Stacioni Policor Prizren ka pranuar informacionin për një rast “vjedhje e rëndë” në rrugën e “ Jonit “ në Prizren.

    Rastit i është përgjigjur ekipi i patrullës të cilët në vendin e ngjarjes kontaktojnë me viktimën, ajo ka deklaruar se i është vjedhur portofoli i saj bashkë me dokumentet personale si dhe para të gatshme në vlerë prej 1150 Euro.

    Nga hetuesit e stacionit janë ndërmarr veprime dhe është identifikuar tanimë i dyshuari ( E.B. 21 vjeç ) nga Prizreni, i njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

    Gjithashtu për rastin është arritur që të gjendet prova kryesore si portofoli dhe disa prova tjera.

    Pas përfundimit të proceduarve të para hetimore prokurori i shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin për të dyshuarin me kohëzgjatje prej 48 orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark