×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ibrahimi: Krerët e komunave nuk janë ftuar në grupin punues për hartimin e udhëzimit administrativ

    Insajderi
    10 August 2023 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka folur në lidhje me udhëzimin administrativ që e ka nisur MAPL për largimin e kryetarëve aktualë në Veri.

    Sipas ministrit Elbert Krasniqi, ky udhëzim administrativ do të vlejë jo vetëm për komunat veriore por edhe për të tjerat.

    Për hartimin e këtij udhëzimi administrativ nuk janë ftuar komunat, për çka kritika ka Ibrahimi.

    “Dje dëgjova që AKK ka qenë në grup punues, por nuk ka qenë as i ftuar as nuk ka marrë pjesë në këtë grup punues. Tash hartohet një akt nënligjor për shkarkimin e kryetarëve të komunave pa i konsultuar fare kryetarët e komunave, ne mendojmë që është një veprim arbitrar”, tha ai për T7.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark