Në pak më shumë se gjashtë muaj, Napoli-Milan u shndërrua nga një duel për titull dhe Champions në provimin e vjeshtës për dy trajnerët.
Pas dy humbjeve radhazi dhe një faze sulmuese që ka prodhuar vetëm një gol në katër ndeshjet e fundit mes Kupës dhe Serisë A, Stefano Pioli u fut në telashe me barazimin e djeshëm.
Gazeta italiane “Repubblica”, shpjegon se për këtë rast krize, Xherri Kardinale do të ketë mbështetjen e përditshme të Ibrahimoviçit si konsulent personal.
Aksioneri maxhoritar i Milanit nuk e ka bindur ende suedezin, por pret të ketë sukses.
E përditshmja italiane njofton për një takim mes palëve me Ibrën që e ka pranuar këtë rol.