×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ibrahimoviq parakalon Tottin, vendos rekordin unik në Itali

    Insajderi
    25 April 2022 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Milan fitoi me përmbysje ndaj Lazios dhe vazhdon të kryesojë kampionatin italian, edhe pse Interi ka luajtur një ndeshje më pak. Kuqezinjtë e Piolit iu falën golave të Oliver Giroud dhe Sandro Tonalit për të siguruar një trepikësh fantastik në kryeqytetin italian.

    Zlatan Ibrahimovic dhuroi asistin e golit të fitores në minutat shtesë, duke vendosur një rekord unik në futbollin italian.

    Me pasimin për Tonalin, bomberi suedez ka regjistruar asistin më të vjetër në Serie A në moshën 40 vjeç, 6 muaj dhe 21 ditë.

    Ibra parakaloi Francesco Tottin, legjendën e Romës. Ish-kapiteni i verdhekuqve ishte 40 vjeç, 4 muaj dhe 23 ditë kur jepte asist për Radja Nainggolan në suksesin 4-1 ndaj Torinos (19 shkurt, 2017)./SS

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark