×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Identifikohet pas 66 vjetësh fëmija i gjetur i vdekur në një kuti në SHBA

    Insajderi
    09 December 2022 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Boy in Box” ka më në fund një emër. Ai quhej Joseph Augustus Zarelli. 66 vjet pasi trupi i pajetë i një fëmije në një kuti kartoni u gjet në Filadelfia, policia ka arritur t’i japë një emër dhe të zgjidhë një rast të ftohtë që ka shqetësuar banorët e qytetit më të madh të Pensilvanisë për breza.

    Ai quhej Joseph Augustus Zarelli dhe lindi në vitin 1953. Trupi i tij i copëtuar u gjet në një kuti në vitin 1957. Duke e zbuluar emrin e tij për publikun, autoritetet amerikane shpresojnë të gjejnë vrasësin e tij.

    “Kur njerëzit mendojnë për djalin në kuti, njeriu ndjen trishtim të thellë, jo vetëm sepse një djalë është vrarë, por për shkak se identiteti dhe pretendimi i tij i ligjshëm për të zotëruar ekzistencën e tij iu hoq”, tha komisionerja e Policisë së Filadelfias Danielle Outlaw në një konferencë shtypi.

    Ajo tha se vrasja më e vjetër e pazbardhur e qytetit ka “përndjekur këtë komunitet, departamentin e policisë së Filadelfias, kombin tonë dhe botën për më shumë se gjashtë dekada”.

    Hetimi i vrasjes mbetet i hapur dhe autoritetet thanë se shpresonin se publikimi i emrit të Jozefit do të nxiste një raund të ri të hetimeve. Por ata paralajmëruan se kalimi i kohës e ndërlikon detyrën.

    Policia tha se të dy prindërit e Jozefit kanë vdekur, por ai ka vëllezër e motra të gjallë. Ata thanë se familja e tij jetonte në Filadelfian perëndimore.

    Trupi i zhveshur dhe i mavijosur i fëmijës u gjet më 25 shkurt 1957, në një zonë të pyllëzuar të lagjes Fox Chase të Filadelfias. Djali, i cili ishte 4 vjeç, ishte mbështjellë me një batanije dhe ishte vendosur brenda një kutie të madhe. Policia thotë se ai ishte i kequshqyer dhe ishte rrahur për vdekje./A2NNN

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark