Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka thënë se ekipi tij ka humbur pikë e plota të shtunën ndaj Dritës.
Ai ka thënë se ekipi tij ka pasur mundësi për ta fituar përballjen ndaj Dritës në Gjilan. Kjo ndeshje përfundoi baras, 1:1.
“Nëse i referohemi rasteve ishin pikë të humbura nga ana jonë. Shpërdoruam 3-4 raste të mira shënimi. E dinim që kur Drita sulmon lë zbrazëtira, por nuk ia dolëm t’i konkretizojmë rastet tona”, ka thënë Idrizi.
89-shi është i teti me 30 pikë.