Insajderi
Lajme

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Insajderi
25 June 2026 - 11:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po vazhdon ta drejtojë gishtin kah Irani për protestën e organizuar për Zvërnecin.

Rama me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, ka publikuar edhe një fotografi të Igballe Hudutit, e cila ka marrë pjesë në protestë.

Kryeministri shqiptar ka publikuar edhe një fotografi të Huduti ku shihet me Ahmadinexhadin. Huduti njihet për qëndrime pro-iraniane.

“Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës”, ka shkruar Rama. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark