×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    IHK paralajmëron vërshime të shpejta, këto janë pasojat

    Insajderi
    08 November 2023 - 10:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se reshjet e shiut mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malor.

    IHMK thotë se nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore, por mund të shkaktojë pengesa në qarkullim, në kanalizim, në aktivitete bujqësore dhe në trafik.

    “Gjatë orëve të paraditës (e mekure 08/11/2023), kanë filluar reshje të shiut në tërë vendin, me intenzitet më të lartë nëpër disa zona (veri-perendimore, qëndrore dhe veri-lindore) të cilat mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malorë, të cilat mund të shkaktojnë pengesa në qarkullim, sisteme të kanalizimit, probleme në të gjitha aktivitetet bujqësore, probleme me trafikun, rrezik për rrëshqitje dheu etj. Nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore sidomos nga lumenjtë kryesorë, të cilët aktualisht kanë nivele nënë kuatat e tyre mesatare për këtë periudhë të vitit.”

    Tutje, IHMK thotë se pasdite reshjet do të bien në intensitet dhe shtrirje dhe situata e përgjithshme hidrometeorologjike do të filloj gradualisht të stabilizohet.

    “Gjatë orëve të pasditës së sotme gradualisht reshjet do të bien në intenzitet dhe shtrirje dhe situate e pergjithshme hidrometeorologjike do të filloj gradualiajt të stabilizohet.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark