×
  • Lajme
  • Insajderi

    IKD: Kandidatët e pa certifikuar nuk mund të zëvendësohen më, partitë shkojnë në zgjedhje me listat e mbetura

    Insajderi
    26 January 2021 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur në PZAP, pas mos certifikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga KQZ.

    Sipas vendimit të publikuar nga PZAP, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi, nuk mund të certifikohen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

    Yll Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se një vendim i tillë i PZAP ka qenë i pritshëm.

    Ai thotë pavarësisht se subjektet dhe kandidatët kishin të drejtë ankese në PZAP epilogu ka qenë i njohur.

    “Vendimi ishte pak a shumë i njëjtë për të gjitha subjektet politike ku ankesa është miratuar për kandidatët që nuk kanë precedent penal, ndërsa për ata që kanë pasur dënime në tri vitet e fundit nuk miratoi ankesën. Kandidatëve që iu është refuzuar ankesën mund të ankohen në Gjykatën Supreme e cila duhet të merr vendim brenda tri ditëve”, tha Zekaj për RTV Dukagjinin, përcjell Telegrafi.

    Hulumtuesi i IKD thotë se ekziston edhe një mundësi tjetër për t’u ankuar në Gjykatën Kushtetuese por sipas tij KQZ nuk është e detyruar të pres atë vendim dhe procedon me zgjedhje.

    Zekaj thotë se të gjitha partitë që tashmë janë certifikuar por disa kandidatë të tyre nuk kanë marrë certifikimin, nuk do të mund të garojnë në zgjedhje me lista të plota.

    “Për shkak se kanë kaluar afatet kur është dashur të certifikohen kandidatët, kandidatët e pa certifikuar nuk do të mund më të zëvendësohen. Pra të gjitha ato parti do të garojnë me numrin e mbetur të deputetëve pa mundur t’i zëvendësojnë të pa certifikuarit”, tha ndër të tjera Yll Zekaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark