Ikea dhe Sonos, janë dy kompani të cilat kanë punuar një kohë të gjatë për ndërtimin e një llampe ‘Symfoniks’ dhe të altoperlantëve kompakt që përdoren në shtëpi.
Llampa dhe altoperlantët që vendosen në raft janë shumë të përshtatshëm për përdorim pasi ata mund të funksionojnë me Wi-Fi.
Që të dyja këto produkte do të dalin në treg në Gusht të këtij muaji, ndërsa përdorimi i tyre bëhet me Sonos App.
https://www.instagram.com/p/Bv_7Hp4IGIz/
“Produktet do të japin diçka që të dy kompanitë janë super krenare,” tha CEO i Sonos, Patrick Spence, për The Verge, duke e përfshirë këtu edhe udhëheqësin global të Ikea, Björn Block.
Sa i përket teknologjisë, llampa posedon: dy amplifikatorë dixhital të klasës D, altoperlantin e projektuar për sekuenca të larta, altoparlant që riprodhon tingullin në frekuencën 250-2000 Hz dhe një shtojcë të mbyllur.
Ndërsa altoperlantët kompakt të konsumit shtëpiak, përmbajnë po të njejtat paisje vetëm se ky i fundit shtojcën e ka me portë.