×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ikja e mjekëve jashtë vendit – Vitia ua përmend koeficientin: Kanë përfituar më shumë se çdo kategori

    Insajderi
    08 February 2023 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Minsitri i Shëndetësië, Arben Vitia ka konfirmuar se Kosova po përballet me mungesë të anesteziologëve, shkruan Insajderi.

    Vitia u ka përmendur punonjëseve shëndetësor që janë pikërisht kategoria e tyre që sipas tij kanë përfituar më të shumti.

    Po është e vërtetë, jemi ka përballemi me mungesën e anesteziologëve, jo infermierëve deri në atë shkallë por në anën tjetër po, po na brengos neve si Ministri e Shëndetësisë edhe si Qeveri në total ikja e profesionistëve shëndetësor jashtë vendit. Në këtë drejtim, jemi munduar edhe në raport me koeficientet tani, mendoj që profesionistët shëndetësor kanë përfituar më së shumti nga çdo kategori tjetër”, ka deklaruar ministri pas mbledhjes së qeverisë.

    Ai ka deklaruar se “me këtë po tentojmë ta bindim stafin shëndetësor të mos largohet nga vendi”.

    I pari i shëndetësisë foli edhe mbi një rregullore, me të cilën parashihen benefite për mjekët që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik. Përmendi paga të majme.

    Kemi filluar dhe është një rregullore e cila do të përcaktojë që për stafin shëndetësor, mjekët specialist të cilët vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik, do të këtë një shtesë ekstra dhe natyrisht është edhe përvoja e punës dhe për një mjek specialist për të gjitha këto pas kalimit të koeficientit. Ligjit të Pagave, mjekut specialist nëse punon vetëm në SHSKUK mund t’i shkojë diku rroga rreth 1700-1800 euro ndoshta edhe më shumë euro në muaj”, ka thënë Vitia përcjell Insajderi.

    Ditë më parë, Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari u shpreh se në këtë klinikë pacientët po presin që nga viti 2018 për të kryer ndërhyrje kirurgjikale në vena.

    “I kemi bërë rreth 1202 operacione, janë kryer rreth 8164 vizita , prej operacioneve vena varikoze që i kemi arritur t’i kryejmë janë 316 raste. Lista e venave është pak e gjatë. Stafin e kemi të mjaftueshëm, por problemin kryesor e kemi se jemi qendra e vetme referente, i kemi 24 shtretër”, u shpreh ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark