Insajderi
Lajme

IKSHP apel qytetarëve: Mos i lini fëmijët në makina dhe pini ujë shpesh

Insajderi
18 July 2026 - 12:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
IKSHP apel qytetarëve: Mos i lini fëmijët në makina dhe pini ujë shpesh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) ka publikuar një sërë rekomandimesh për mbrojtjen nga temperaturat e larta, duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me vapë, veçanërisht ndaj kategorive më të ndjeshme.

Sipas IKSHP-së, temperaturat e ngritura mund të paraqesin rrezik serioz për shëndetin, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike.

Instituti rekomandon që qytetarët të pinë ujë shpesh, të qëndrojnë sa më shumë në vende me hije dhe të veshin rroba të lehta, në mënyrë që të zvogëlojnë efektet e të nxehtit.

Një tjetër apel i rëndësishëm është që fëmijët të mos lihen në asnjë rast brenda automjeteve, pasi temperaturat e larta mund të krijojnë rrezik të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e tyre.

“Temperaturat e ngritura mund të paraqesin rrezik për shëndetin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ju fton të ndiqni rekomandimet për mbrojtje nga efektet e vapës dhe të kujdeseni për veten dhe të afërmit tuaj”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark