Insajderi
Lajme

IKSHPK-ja me apel për personat mbi 65 vjeç dhe me sëmundje kronike, shkak COVID-19 dhe gripi sezonal

Insajderi
04 November 2024 - 11:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
IKSHPK-ja me apel për personat mbi 65 vjeç dhe me sëmundje kronike, shkak COVID-19 dhe gripi sezonal
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar sot për kujdes të shtuar për personat me sëmundje kronike.

Ky apel iu referohet sidomos atyre mbi moshën 65 vjeç, duke paralajmëruar se kjo kategori është më e rrezikuar nga komplikimet e mundshme të COVID-19 dhe gripit sezonal.

IKSHPK-ja ka bërë thirrje për ndjekjen e masave të thjeshta mbrojtëse për të parandaluar sëmundjet respiratore dhe për të ruajtur shëndetin e individëve të cenueshëm.

Masat e rekomanduara nga Instituti :

-Vaksinohuni sapo të keni mundësi.

-Qëndroni në shtëpi nëse ndiheni të sëmurë.

-Mbani maskë në vendet e mbushura me njerëz.

-Lani duart shpesh.

-Ajrosni ambientet e mbyllura.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark