×
Insajderi / Insajderi

IKSHPK, qytetarëve për festat: Covid-19 s’ka mbaruar

Insajderi
31 December 2022 - 10:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka paralajmëruar për kujdes të shtuar gjatë festave meqë Covid-19 s’ka mbaruar ende.

IKSHPK tha se Kosova po vazhdon të shënojë numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19, por se në botë po regjistrohen raste të shumta.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi për kujdes të shtuar gjatë festave!

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 akoma nuk ka mbaruar.

Kosova po vazhdon të shënojë numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që të vaksinohen.

MSh dhe IKSHPK  rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të  vaksinohen kundër COVID-19.

Gëzuar Vitin e Ri 2023!

OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark