Është fjala për një takim në Paris ndërmjet përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të asaj të Kosovës.
Të gjithë duket se kanë udhëtuar sot drejt Parisit për të ndjekur nga afër finale e madhe të Europianit. Ndërkohë që përveç kreut të Federatës Shqiptare Armando Duka dhe kreut të Federatës Kosovare Fadil Vokri, në takimin e mëngjesit ka qenë e pranishme dhe gazetarja e Supersport Ilda Bejleri.
Në foton që bukuroshja ka postuar, shihet duke bërë me duar shqiponjën dhe duke e shoqëruar me frazën: ’’Shqipëri – Kosovë jemi një’’.