×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ilir Dugolli dhe Marko Gjuriq takohen në Uashington

    Insajderi
    08 February 2023 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli dhe ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriq kanë qenë të martën në një takim në rezidencën e BE-së në SHBA.

    Stavros Lambrinidis, ambasador i Bashkimit Europian në SHBA shkroi në Twitter se i ka pritur në takim Dugollin, Gjuriqin dhe ambasadorët e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në SHBA.

    Diskutimin me ta, Lambrinidis e cilësoi si “të shkëlqyer”.

    “Kënaqësi t’i pres në Rezidencën e BE-së kolegët e mi ambasadorë të Ballkanit Perëndimor nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia për një diskutim të shkëlqyer me Drejtoren Menaxhuese për Europën, Angelina Eichhorst, në Shërbimin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së të udhëhequr nga Josep Borrell, i cili është në vizitë të nivelit të lartë në DC”, shkroi Lambrinidis. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark