Kandidati për kryetar të komunës së Istogut, Ilir Ferati i cili vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, po realizon video digjitale per prezantim të programit të tij në rrjetet sociale.
Sot, i njëjti shpalosi planin e tij konkret për arsimin cilësor në komunën e Istogut. Ferati bashkë me ekipin e tij kanë përpiluar një plan të detajuar dhe konkret për angazhimin e të gjithë profesionistëve për arsim cilësor.
Ferati po e trajton me fokus të veçantë temen e arsimit ngase e konsideron që është ndër shtyllat që shtyen më së shumti shoqërinë përpara.