Në KQZ tashmë kanë filluar të numërohen votat nga jashte. Kandidati për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, qe vie nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës pas numërimit të këtyre votave ka arritur të fitojë 56% apo 231 vota gjithsej duke i lënë prapa kandidatët e partive të tjera.
Ferati, ka qenë shumë afër fitores pa balotazh dhe i njejti është i bindur që në zgjedhjet e 14 nëntorit do të dal triumfues, dhe këtë bindje e fuqizon edhe më shumë përkrahja e madhe që ai e merr nga mërgata, përkrahje kjo që është përkthyer edhe në përqindje të lartë të votave.
Ferati përmes një postimi në rrjete sociale është shprehur mirënjohës për mbështetjen e mërgimtarëve dhe se bashkë me ta do ta konfirmojë bindshëm fitoren e madhe e të përbashkët më 14 nëntor.