Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, i ka falenderuar qytetarët për mbështetjen që po ia japin dhe ka shtuar se Istogu do të jetë qytet i të gjithëve e për të gjithë.
“Studenica na e rikonfirmoi mbështetjen në masë edhe më të madhe për fitoren e përbashkët më 14 nëntor. Istogu do të jetë qytet i të gjithëve e për të gjithë, pa dallim.
Ju faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”, ka thënë Ferati.