Kandidati për komunën e Istogut nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka arritur që në raundin e parë të dal i pari me 40,91%.
I njejti para qytetarëve të tij gjatë fushates ka prezantuar programin e tij i bazuar në 5 shtylla kryesore: shëndetësi, mirëqenie dhe barazi; arsim cilësor për të gjithë; rini, sport dhe kulturë; bujqësi dhe turizëm si dhe zhvillim e punesim meritor. Ky program së bashku me ekipin e tij në Istog kanë arritur të dalin të pareët në ate komunë.
Ai permes një fotografie të postuar menjëherë pas marrjes së rezultateve preliminare në rrjetet sociale i ka falenderuar të gjithë ata që i kanë besuar dhe është i bindur që qytetarët e Istogut e mbështesin dhe do e votojnë për të parin e Istogut.
Ferati, pas marrjes së rezultatit zgjedhor ka filluar të planifikojë për fushatën në balotazh në Istog.