Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka vizituar Klubin e Pingpongut “Istogu”, me ç’rast ka shpalosur edhe planin qeverisës për mbështetje ndaj sportistëve.
“Istogu tashmë është i njohur në nivel vendi e më gjerë për talentin e madh sportiv që mbartim si qytet. Andaj me kënaqësi e vizituam Klubin e Pingpongut “Istogu,” ku u njoftuam nga afër me sfidat e kërkesat që ata kanë dhe ndava me ta planin tonë konkret për mbështetjen e fuqizimin e sportistëve tanë”, ka thënë Ferati.
Pjesë nga plani të këtij sektori që i shpalosi Ferati janë si në vijim:
-do rrisim buxhetin për Sport me 100%
-do mbështesim me shpërblime të gjithë sportistët e dalluar për rezultatet e tyre në garat ndërkombëtare e vendore
-do organizojmë kampe verore për sportistët e Istogut
-do mbështesim çdo klub sportiv në krijimin e talentëve të rinj
-çdo shkollë do ketë palestër sportive me të gjitha rekuizitat e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive.