Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka vijuar me takime elektorale.
Kësaj radhe ai ka ndaluar te disa familje, nga ku i ka falënderuar për pritjen e mirë që po ia bëjnë.
“Në takime me shumë familje të mëdha e punëtore të Istogut. Te Tahirsylajt që janë të njohur si prodhuesi më i madh i Asparagusit në Ballkan, pastaj tek familjet shumë punëtore Haskaj nga Dragoleci, Muzlijaj në Banjë, me forumin e gruas te Zeqirajt në Studenicë dhe Kajtazaj në Kovragë”, ka thënë Ferati.
Më tej, ai ka theksuar se është kënaqësi dhe nder të kesh përkrahje kaq të madhe në çdo familje të Istogut – me ta bashkë fitorja jonë është e paevitueshme.