×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ilir Peci i shkon në zyrë Erden Atiqit, këto janë tema për të cilat diskutuan kryetarët e ri

    Insajderi
    07 June 2023 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i sapozgjedhur i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq sot është takuar me kryetarin e ri të Zveçanit, Ilir Peci.

    Atiq në llogarinë e tij në Facebook ka shkruajtur se në takim është diskutuar për sfidat dhe problematikat me të cilat ballafaqohen qytetarët e këtyre komunave.

    “Së bashku diskutuam për sfidat dhe problematikat me të cilat përballen qyetarët e komunave tona dhe biseduam për zgjidhjet për ato probleme. Në këto komuna nuk është menduar asnjëherë për qytetarin dhe se janë lënë shumë mbrapa shërbimet publike”, ka shkruajtur ai.

    Ky është postimi i plotë i Atiq:

    Sot në zyrën time prita Kryetarit e Komunës së Zveçanit, z. Ilir Peci.

    Z. Ilir Peci e urova për mandatin në krye të Zveçanit dhe i urova punë të mbarë.

    Së bashku diskutuam për sfidat dhe problematikat me të cilat përballen qyetarët e komunave tona dhe biseduam për zgjidhjet për ato probleme. Në këto komuna nuk është menduar asnjëherë për qytetarin dhe se janë lënë shumë mbrapa shërbimet publike.

    Komunat tona do të bëhen të qyetetarëve dhe ato do të jenë vende të banueshme ku normalisht do të zhvillohet jeta sikur në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark