×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Ilir Shaqiri ironizon me “yjet” e BBV2

    Insajderi
    09 January 2023 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mendim për konkurrentët e këtij edicioni të dytë të “Big Brother VIP” e ka dhënë edhe fituesi i edicionit të parë, Ilir Shaqiri.

    Teksa ka organizuar një pyetësor me ndjekësit në Instagram, balerini është pyetur më së shumti për opinionin e tij rreth banorëve aktual, mirëpo duket se nuk janë fort në preferencat e tij.

    “Çfarë yjesh i cilëson banorët e BBVA, me 5 apo 6 cepa?”– ishte një nga pyetjet e publikuara, të cilës Iliri iu përgjigj: “Mendoj që numri perfekt do ishte pa cepa fare”.

    “Si të duket Luizi?”- ishte një tjetër pyetje, përgjigja e së cilës ishte: “E kam komshie në Romë, vajzë e mirë“- u shpreh balerini në mënyrë ironike.

    Kjo përgjigje solli një tjetër reagim nga ndjekësit, ku një prej tyre shkroi: “Vërtet e ke inat Luizin? Se lexova në portale një ironi që kishe bërë?”

    “Nuk kam pse bëj ironi me dikë që nuk njoh dhe nuk shoh. Riferimenti qe komplet kazual me dikë tjeter. Suksese të gjithëve!”- u përgjigj balerini.

    Iliri u pyet gjithashtu për opinionin e tij përsa i përket fituesit të këtij edicioni, mirëpo në formë batute ai tha emrin e opinionistit Arbër Hajdari.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark